18:09 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hahn i del në krahë Serbisë, thotë se janë afër BE-së !

Sipas komisionarit Johannes Hahn , Serbia ka hapur dy kapituj të ri në rrugën e saj drejt BE-së, raporton N1.

Hahn u shprehë se Serbia ka bërë progres në ekonomi dhe statistika, transmeton Indeksonline.

Komisionari këto progrese i ka quajtur të rëndësishme për reformime strukturale edhe rritje ekonomike.

“Rritja aktuale është e mirë, reformat strukturore japin frytë por gjithçka duhet të vazhdojë.”, u shprehë ai, duke theksuar Serbia është një hapë më afërme BE-së.

Hahn e quajti databazën e statistikave të Serbisë më të mirën në rajon.

Komisionari Hahn duket se po bën dallime mes Kosovës dhe Serbisë në deklaratat e tij. Përkundër që i ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave ,përsëri komisionari nuk po i jep përkrahje Kosovës. 

Ndërsa Hahn duket se ka harruar që Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e saja me Kosovën, që janë shumë me rëndësi për ata në rrugën për pranimin nëBE./Indeksonline/

Temat: