10:33 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Hahn: Kisha takime të mira me Thaçin dhe Vuçiqin, dialogu është vendimtar

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn vlerësoi se në Davos kishte takime të mira me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha më këtë rast se dialogu është vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari i lartë evropian duke folur konkretisht për takimin me kreun e shtetit theksoi  se 2018-a mund të jetë “viti i Ballkanit Perëndimor” nëse të gjithë udhëheqësit e Ballkanit vazhdojnë të këmbëngulin për reforma dhe pajtim, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve dypalëshe