17:00 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hahn: Kosova është pranë liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me Komisionerin e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn.

Pas takimit Hahn ka thënë se është e rëndësishme lëvizja përpara në dialog me Serbinë dhe se zgjidhja gjithëpërfshirëse do të jetë e mirë për gjithë rajonin.

“Kosova është gjithashtu pranë liberalizimit të vizave”, ka thënë Hahn, transmeton Indeksonline.

Duhet shtuar se Pacolli dhe Hahn janë takuar në SHBA, ku krerët e shtetit kanë zhvilluar disa takime përgjatë këtyre ditëve.

Ndryshe ditë më parë Kosova mori dritën jeshile edhe nga Parlamenti Evropian ku u votua pozitivisht për liberalizmin e vizave për gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës, ndër shtetet e pakta që ende nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen./Indeksonline/