75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hahn: Kosova në BE pas 2025, apo edhe më vonë!

Komisionari i Negociatave për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot se Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do t’i kenë dyert e hapura në Bashkimin Evropian pas vitit 2025 dhe se ky afat mund të shtyhet edhe më shumë në varësi të rrethanave.

Në një konferencë për shtyp që mbajti sot në Bruksel, bashkë me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, komisionari Johannes Hahn deklaroi se viti 2025 është objektiv për inkuadrim në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk do të përsërisim gabimet e së kaluarës”, deklaroi Hahn, duke aluduar në “inkuadrimin e ngutshëm” në BE të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007.

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni, Bashkimi Evropian ka thënë se ka strategji për t’i integruar vendet e Ballkanit.

Maqedonia është vend kandidat për inkuadrim në BE që nga viti 2005. Mali i Zi, ku Rusia është akuzuar më parë për mbështetjen e një grusht-shteti të dështuar, është vend kandidat që prej vitit 2010. Serbia është kandidat nga viti 2012. Ndërkaq, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Temat: