Hahn në Kosovë, fillon takimin me Ramush Haradinaj
Komisionari për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka arritur në Kosovë ku do të zhvillojë disa takime zyrtare me liderët kosovarë.
Takimin e parë ai tashmë ka filluar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, në takimet me liderët ai ka paralajmëruar se do të bëj thirrje për heqjen e taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës./Indeksonline/