11:47 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hahn: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk do të thotë vetëm njohje

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn ka thënë sot se një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe Beogradin, e cila duhet të miratohet para anëtarësimit, nuk do të thotë njohje.

“Bashkimi Evropian nuk ka formulë të gatshme, por e gjitha varet nga rezultati i dialogut dhe se “letra është krejtësisht e zbrazët”, transmeton Indeksonline.

Sipas Hahn, për shkak të mësimeve të së kaluarës, BE-ja nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri, pa zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ka shtuar tutje Hahn, duke deklaruar se nuk ka afat kohor për zgjidhjen e çështjes deri në vitin 2019 por që kjo marrëveshje duhet të përfundojë deri në pranimin në Bashkimin Evropian./Indeksonline/