14:39 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hahn takohet me Vuçiqin për dialogun

Komisionari evropian për negociatat e pranimit Johannes Hahn do të jetë në një vizitë pune në Beograd më 25 dhe 26 korrik, ku do të diskutojë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq lidhur me reformat në Serbi dhe situatën në rajon.

Sipas Tanjug,  Johannes Hahn në vizitën e tij dy-ditore në Beograd arrin të enjten, më 25 korrik, pas vizitës njëditore në Shkup.