15:57 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hahn takon Thaçin: Duhet angazhim i akterëve politikë në Kosovë për hapat drejt BE-së

Presidenti, Hashim Thaçi ka pasur një takim me Komisionerin Evropian për Politikën e Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, gjatë Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

“Duhet më shumë angazhim i përbashkët i të gjithë akterëve politikë në Prishtinë për të bërë hapat tjerë të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hahn në Twitter.

“Progresi në dialogun me Serbinë është kyç”, ka shtuar ai.

Hahn ka thënë se me Thaçin kanë pasur biseda të frytshme.