07:41 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Hailey Bieber flet për incidentin ku paparacët u përpoqën të fotografonin poshtë fundit të saj

Të dielën, 11 prill, Hailey Bieber ishte në programin “Eight Late Night Show” të Dixie D’Amelio-s, ku diskutoi “kufijtë e saj personal, kur bëhet fjalë për t’u fotografuar në publik”. Modelja foli edhe për disa raste ku këto kufij janë injoruar tërësisht nga paparacët, të cilët janë përpjekur të fimojnë edhe poshtë fundit të saj.

“Paparacët më duken diçka shumë e çuditshme dhe me të vërtetë që nuk i kuptoj. Është një shkelje e hapur e privatësisë”, u shpreh 24-vjeçarja., duke përjashtuar rastet kur ata fotografojnë për të parë veshjet e të famshmëve, modën që ndjekin.

Ajo rikujtoi mbrëmjen, kur një paparac i kishte drejtuar kamerën “nga një kënd shumë kompromentues”.

“Vura re se dikush e kishte vënë kamerën thuajse në tokë dhe kisha veshur një fund shumë shumë të shkurtër”.

Kjo, fatkeqësisht, nuk është as hera e parë që paparacët kanë ekspozuar ose janë përpjekur të ekzposojnë të brendshmet e modeles.

“Unë kam pasur dy përvoja të këqija kur dikush ka fotografuar të brendshmet e mia ndërsa isha duke ecur, dhe ata gjithsesi i kanë publikuar fotot”, u shpreh ajo.

Frika e saj se kjo do ndodhte përsëri u bë aq e keqe, saqë Justin u desh të përballej vetë me paparacët, të cilët mohuan të kenë bërë diçka të tillë.

Modelja thotë se paparacët njihen për përpjekjet e tyre për të kapur foto të vajzave teksa dalin nga makina, apo në vende e pozicione të tjera ku  mund t’ju duken të brendshmet. Ajo thotë se kjo ka për qëllim “turpërimin” dhe nuk është normale. Për më tepër, në një moment gjatë intervistës, rikujton edhe se “çdo ditë, kur dalin nga shtëpia, është dikush gati për t’i fotografuar”.