75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / AR

Hailey Bieber shfaqet shumë provokuese, del e zhveshur

Hailey Bieber njihet si supermodele, ndërsa pozoi për një fushate të madhe mode.

Të martën u zbulua se themeluesja e markës së kujdesit për lëkurën Rhode, 29 vjeç, është fytyra e fushatës Summer Fall 26 Archetypes të markës luksoze franceze Alaïa, e cila u kap nga fotografi i njohur Tyrone Lebon, transmeton Indeksonline.

Ylli, e cila së fundmi mahniti me bikini për një postim tërheqës, u shfaq shumë e guximshme me një pallto të gjatë ngjyrë bezhë që kishte një çarje.

Bieber i futi duart në xhepat e pjesës së jashtme dhe hodhi një vështrim nga kamera ndërsa shikoi përballë.

Ajo veshi një palë këpucë të zeza me majë të hapur, ndërsa flokët i kishte të mbledhura prapa me një bisht.

Në një imazh tjetër për fushatën e fundit, personaliteti i medias mahniti gjithashtu me një kostum të zi me mëngë të gjata./Indeksonline/