12:33 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hajdari: Krenaria kombëtare që nuk shuhet kurrë, është UÇK-ja

Zyrtari i PDK-së Petrit Hajdari u ka dalë në mbrojtje vlerave të UÇK-së.

Postimi:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot organizoi një protestë dinjitoze në çdo komunë të Kosovës.


Ndërsa në kohën që protestohej me moton:
“Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare” , disa deputetë që e kanë gojën plot patriotizëm thua ti, që Kosova është veç e tyre, shpërfaqen ftyrën e vërtetë duke mos e votuar:
Rezulutën për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të Vlerave të Popullit të Kosovës.

Përpjekja e një segmenti të Vetëvendosjes për të bërë vijë ndarëse midis të gjithë krerëve të luftës, të cilët nuk i durojnë dot dhe UÇK-së tjetër, pa komandë, pa kokë, është hipokrite dhe me qëllim për diskreditimin e krerëve më të lartë dhe përgjegjës së UÇK-së.

Krenaria kombëtare që nuk shuhet kurrë, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës!