Hajdari u bën thirrje deputetëve që të kryejnë obligimin kushtetues

Ministrja në detyrë e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, bëri thirrje për përgjegjësi institucionale nga ana e deputetëve.
Ajo u shpreh shkurt për mediat, duke theksuar domosdoshmërinë e respektimit të obligimeve kushtetuese, me theks të veçantë ndaj partive opozitare që po refuzojnë të marrin pjesë në votim.
“Unë ftoj të gjithë deputetët të kryejnë obligimin kushtetues”, tha Hajdari.