18:41 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hajdutët e lidhën dhe morën 30 mijë euro, flet roja: Më lidhën gojën dhe…

Dy persona ende të paidenfikuar kanë arritur të grabisin rreth 30 mijë euro në kasafortën e një mobilierie në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, në rrugën Tiranë – Ndroq.

Pasi kanë arritur të neutralizojnë rojën, duke e lidhur, grabitësit janë futur në ambientet e brendshme të mobilierisë, duke hapur me sende të forta kasafortën, përcjell jetaoshtqef.

Burime nga Policia e Tiranës kanë thënë se janë lajmëruar për ngjarjen disa minuta pasi autorët.

Foto ilustruese

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariat nr.6, të cilët kanë kryer veprimet e para hemore. Është marrë në pyetje roja i objekt, i cili ka deklaruar se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë zënë në befasi dhe më pas e kanë lidhur, duke i mbyllur edhe gojën që të mos kërkonte ndihmë, raporton Panorama.

Por ai ka thënë se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy grabitësve, pasi kishin vendosur kapuça në kokë.

Ndërsa nuk ka arritur të dallojë nëse kanë qenë të armatosur apo jo. Burimet thanë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së objekt, por edhe të disa bizneseve përgjatë rrugës që të çon drejt mobilierisë së grabitur. Nga verifikimi paraprak i pamjeve filmike, efekvët kanë fiksuar dy grabitësit, por ashtu siç kishte deklaruar edhe roja, atyre nuk u duket fytyra. Ndërsa dyshohet se për të realizuar vjedhjen ata kanë përdorur një automjet, me të cilin kanë shkuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, kanë përdorur edhe leva dhe Incidenti në emisionin e Çanit, moderatori nxjerr të ftuarën nga studio .Dalin mesazhet e Kejvinës me motrën: Ka pesë fëmijë ky, qenka legen .

Gjendet 22-vjeçarja që ngriti në këmbë gjithë Fierin: Isha te Benzi bie nga 8 metra lartësi në Maqellarë, makina e funeralit mbërrin para ambulancës

“Po mblidhja rigon kur vajza e vogël më tregoi telefonin” dhe në lot babai i Anxhela Meçanit Hajdutët e lidhën dhe morën 30 mijë euro, flet roja: Më lidhën gojën dhe… 3/6 objekte të tjera të forta për të hapur derën kryesore të mobilierisë e më pas edhe kasafortën ku kanë marrë paratë.

Temat: