10:36 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Duke ikur nga karabinierët italianë, hajdutët shqiptarë aksidentohen, një i vdekur

Tre shqiptarë në një arratisje me 200 km/h me një BMW 335 të vjedhur kanë pësuar aksident të rëndë.

Ata po ndiqeshin nga karabinierët e Crema që i kishin pikasur në rrugën Pandino-Rivolta.

Por shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, një prej tyre, 31 vjeç, ka vdekur në vend.

Të tjerët në kushte të rënda janë transportuar me automabulancë për në spitalin civil të Brescia dhe të Maggiore di Cremona. Nga të plagosurit, njeri është 22 vjeç.

Ngjarja ndodhi të shtunën në darkë, më 3 tetor në orën 22:30. Brenda makinës së tre shqiptarëve u gjetën bizhuteri, këpucë dhe aksesorë dhe karabinierët janë të bindur që ata kishin kryer vjedhje në atë zonë.