16:39 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hajdutët vjedhin kasafortën e një marketi dhe një “Range Rover” në Gjirin e Lalzit

Kasaforta e një marketi është grabitur nga hajdutët në zonën e njohur të plazhit, Gjiri i Lalëzit dhe po ashtu edhe një makinë.

Policia thotë se autorët, ende të paidentifikuar pasi kanë vjedhur një shumë parash ende të   papërcaktuar, kanë marrë edhe një automjet tip Range Rover që ndodhej e parkuar aty.

Me këtë automjet ata janë larguar në drejtim të paditur.

“Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty” , informon policia e Durrësit./a.m/