17:30 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A.D

Hajduti i hyn në shtëpi ndërsa po bënte twerk, vajza e godet me shkelma e grushte

Një hajdut është penduar vërtet pasi u fut në shtëpinë e një vajze.

Infermierja braziliane  kishte lënë kamerën ndezur ndërsa po kërcente twerk brenda dhomës. Pasi ai hyn në dhomë ajo e godet me grushte e shkelma. Më pas i vihet edhe nga pas duke e ndjekur nëpër lagje.

Videoja shfaq Angela Goncalves duke bërë twerk në shtëpinë e saj në Paranagua në jug të Brazilit.

Burri fillimisht e shikon tinëzisht nga pas dhe merr guximin të futet brenda duke buzëqeshur dhe tenton ta puthë, por ajo i vërsulet.

Deri më tani videoja është shikuar nga më shumë se 1.5 milion persona dhe ajo është përgëzuar  për trimërinë e guximin e treguar.