19:15 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Hajduti që u arrestua, sot nga Policia e Kosovës dje tentoi ta vidhte një makinë në Matiqan

Sot Policia e Kosovës ka arritur ta kap njërin nga personat e shumë kërkuar, hajnin –Kastriot Shala.

I njëjti u arrestua sot rreth orës 15:30 në Hajvali, i cili kishte qenë në arrati dhe në kërkim policor.

Madje i njëjti në kohën kur u ndalua nga policia gjendej në një veturë të tipit Golf 7, që posedonte edhe një armë me një karikator në brez si dhe një karikator tjetër kishte brenda veturës.

Por, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Indeksonline ka thënë se kapja e hajdutit të shumë kërkuar u bë edhe falë ndihmës së qytetarëve, pasi që i arrestuari ishte parë dje në Matiqan të Prishtinës, teksa po tentonte të kryej një vjedhje, por pa sukses.

“Në orët e pasdites së djeshme në rrugën “Muharrem Fejza” në Matiqan, i dyshuari K.SH dyshohet se në bashkëpunim me disa persona tjerë ka tentuar ta kryej një grabitje të një automjeti. Të njëjtit dyshohet se me forcë kanë tentuar ta grabisin automjetin mirëpo nuk kanë arritur dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Falë bashkëpunimit me qytetarët, ndaj të cilëve Policia iu është shumë falënderuese si dhe falë hetimeve intensive të pandërprera, është arritur që sot të arrestuar personi i dyshuar me rrezikshmëri të lartë”, ka thënë Kelani.

Kujtojmë që edhe hajduti tjetër, bashkëpunëtor i Shalës, Leutrim Latifi është kapur në Mal të Zi nga autoritetet e këtij shteti. Ndërsa, Ridvan Ademi është në arrati.

Të tre këta konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.