75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 23 Mars 2026 / KV

Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ari e para

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të dielën në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, dje pasdite në Leshan të Suharekës hajnat janë futur në një shtëpi ku kanë vjedhur stoli ari.

“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Rast i njëjtë ndodhi edhe në Krushë të Vogël, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.

“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.