09:15 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Hajnat hyjnë në shtëpitë e dy vëllezërve në Podujevë

Mrëmjen e djeshme, dy vëllezër në Podujevë kanë rënë pre e grabitjes nga persona të panjohur.

Sipas ankesës së tyre në polici, nga njëra shtëpi hajnat kanë vjedhur stoli ari.

Ndërkaq nga tjetra shtëpi kanë marrë stoli ari dhe para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar.

Podujevë, 13.02.2022 – 18:39. Dy ankues meshkuj kosovarë (vëllezër), kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpitë e tyre dhe tek njëri kanë vjedhur vetëm stoli ari ndërsa tek tjetri stoli ari dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar” thhet në njoftimin e policisë.