Hajnat i vodhën automjetin Frank Riberys, Fiat 500-shin legjendar

Në qendrën tregtare Maximall në Salerno, Frank Ribery po bënte pazar. Por kur doli nga kjo qendër, ylli francez nuk e gjeti veturën në parking.
Dy hajna arritën të vjedhin veturën e tij të modelit Fiat 500. Njëri nga hajnat u arrestua pas pak orësh nga Karabinierët e Pontecagnanos.
Hajni tjetër që po voziste veturën e vjedhur të Riberys nuk është arrestuar ende.
Automjeti nuk është i regjistruar direkt tek ish-futbollisti francez por tek një i afërm i tij./Indeksonline/