13:29 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hajnat kapen në flagrancë teksa tentojnë të vjedhin një firmë private në Prizren

Policia ka arrestuar 4 persona të cilët janë kapur në flagrancë në hapësirat e një firme private në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, duke kryer vjedhje.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, përpjekja e tyre ka ngelur në tentativë.

Të dyshuarit e lartcekur kishin hapur dyert e firmës me çelësa të modifikuar të cilët janë sekuestruar.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/