10:32 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Hajnat menduan që ishte në lojë, bëhen gati për të vjedhur, por e gjejnë në shtëpi yllin e La Ligas!

Tre hajna janë kthyer dëshpërimisht të enjtën mbrëma nga një aksion hajnie. Hajnat kishin cak shtëpinë e yllit të Valencias, Geofrey Kondogbia.

Ata kishin menduar se mesfushori është në fushë në ndeshjen e Europa League ndaj Villarealit. Por në fakt, Kondogbia nuk ishte i ftuar fare për shkak të një lëndimi.

Hajnat ishin bërë gati për të thyer derën e villës së Kondogbias, kur panë lëvizjet e tij në shtëpi gjatë kohës kur po luhej ndeshja.

Ishin fqinjët e futbollistit që kishin lajmëruar policinë për lëvizjet e tre hajnave. Polícia gjeti një çekiç të përmasave të mëdha dhe disa shufra hekuri që përdorin për të hyrë në vendbanime.

Lojtarët e La Ligas kanë qenë pre e hajnave disa herë kohëve të fundit. Ditë më parë, hajdutët u përpoqën të hynin në shtëpitë e lojtarëve Paulista, Garay dhe Funes Mori./Indeksonline/