16:12 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / B O

Hajnat thyejn derën e butikut të njohur në Prishtinë në orët e vona të natës (Pamje)

Butiku i njohur në Prishtinë “Val Fashion” ka qenë cak i hajnave. Dyert e butikut janë thyer mbrëmë rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet një person me kapelë duke përdorur një mjet metalik me të cilin arrin të hap derën.

Vetëm pak sekonda iu nevojitën atij që të afrohet tek kasaforta duke marrë paratë që ndodheshin në të. As ndezja e alarmit nuk e frikësoi hajnin për të kryer cakun e tij.

Për rastin është informuar Policia e Kosovës dhe ka nisur hetimet./Indeksonline/