14:36 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hajnat thyejnë dyqanet në Kishnicë, policia i kërkon përmes video-incizimeve

Një thyerje dhe një tentim thyerje e dyqanit kanë ndodhur gjatë mbrëmjes në Kishnicë të Graçanicës, raporton Indeksonline.

Disa persona të panjohur me një veturë kanë thyer fillimisht një dyqan dhe pastaj kanë tentuar të thyejnë edhe një tjetër, porse në rastin e fundit është aktivizuar alarmi dhe të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rastet janë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prishtinës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici ka thënë për Indeksonline se rreth orës 06:00, janë raportuar dy raste në Stacionin Policor në Graçanicë, një vjedhje dhe një dëmtim prone.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastet.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar as të dyshuar, porse hetimet janë duke vazhduar./Indeksonline/