75 Mall Live Search
08:46 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / MSH1

Hajnat thyejnë xhaminë në Keqekollë, marrin arkën me para

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e një xhamie.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje, ndërsa të dyshuarit kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur arkën e parave, raporton IndeksOnline.

Shuma e parave që ndodhej në arkë ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.