19:36 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Hajnat vjedhin Mercedesin për 20 sekonda duke përdorur skaner të çelësit

Dy hajdutë janë filmuar në kamerën e sigurisë duke vjedhur një Mercedes, jashtë një shtëpie në Northampton të Britanisë së Madhe.

Njëri nga ta, i cili vërehet më shumë në kamerë, mund të shihet duke mbajtur një pajisje në muret e shtëpisë, duke kërkuar sinjalin wireless të çelësit të C-Class, ndërsa bashkëpunëtori tjetër qëndron pranë makines me një pajisje tjetër.

Momenti kur ai kap sinjalin, e dërgon tek bashkëpunëtori i tij, i cili menjëherë e hap makinën dhe largon. E gjithë kjo mori vetëm 20 sekonda. /IndeksOnline/