08:51 / E Diele, 02 Tetor 2022 / MSH

Hajnat vjedhin para e ari në një shtëpi në Lipjan

Disa persona të panjohur kanë arritur të depertojnë në një shtëpi në Lipjan ku kanë arritur të kryejnë veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas viktimës, hajnat morën nga shtëpia e tij 600 euro para të gatshme si dhe sotli ari.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës tre të mëngjesit.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.