16:35 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hajnat vjedhin në shtëpinë e Emeryt, ia marrin projektin e transferimeve

Një ngjarje jo e mirë i ka ndodhur trajnerit të Paris Saint Germain, Unai Emery.

Gjatë ndeshjes Strasburg – PSG, hajnat kanë hyrë në shtëpinë e Emeryt, duke vjedhur afro 20 mijë euro, një orë “Rolex” me vlerë 7 mijë euro, dy fanella të Neymarit dhe dy çanta “Chanel”.

Poashtu ata morën disa dokumente, që përmbajnë pagën e ngarkuar të trajnerit dhe projektet e transferimit../IndeksOnline/