11:30 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Hajni e plaçkit një grua në bankomat, por befasisht ia kthen të gjitha paratë!

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Jug të Kinës. Një grua që po tërhiqte paratë nga bankomati ka qenë pre e një plaçke nga një person.

Por, hajni vendosi që befasisht të ia kthejë paratë. Këtë veprim e bëri pasi në ekran të bankomatit ka parë gjendjen e llogarisë së gruas e cila thuhet se ishte e dobët, shkruan Indeksonline.

Ai pa u ngutur fare u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë u arrestua nga policia./Indeksonline/