75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

Hajni i vjedh viktimës një telefon e një orë dore, e kërcenoi me pistoletë lodër

Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur dje në Prizren.

Një viktimë është ankuar në polici se një i dyshuar i kishte vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil.

I dyshuari kishte nxjerrë edhe një pistoletë, me të cilën ka kërcënuar viktimën.

“Gjatë patrullimit zyrtarët policorë kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.