13:43 / E Premte, 07 Shkurt 2020

Hakeri gjerman mashtron “Google Maps”-in, e bën të duket se ka bllokim trafiku në Berlin

Një artist-haker gjerman ka arritur të mashtronte “Google Maps”-in, duke menduar se ka bllokime trafiku në Berlin, kur, në të vërtetë, ishte vetëm ai duke tërhequr një karrocë me 99 telefona të “mençur”, që drejtonin aplikacionin.

Simon Weckerti postoi një video të trikut në internet. Video tregon atë duke lëvizur një karrocë të vogël të mbushur me telefona “inteligjentë” përgjatë rrugëve të zgjedhura në Berlin.

Ndërsa ai e bën këtë, një pamje live e Google Maps aty pranë tregon që rrugët ngadalë ndryshojnë nga jeshilja në të kuqe, pasi shërbimi hartografues mendon se ka bllokim trafiku.

Weckerti thotë se ai ishte në gjendje të pastronte shumë rrugë me hakimin e tij interesant. /IndeksOnline/

Mos i humb