12:31 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hakeri ngacmon 8 vjeçaren përmes kamerës që e kishte në dhomën e gjumit

Një nënë e ka shprehur shqetësimin e saj për atë se çfarë i ka ndodhur vajzës së tyre.

Një haker ka arritur të hyjë në kamerën e sigurisë që e kishte në dhomë një vajzë 8 vjeçare dhe madje ai kishte komunikuar përmes kamerës me vajzën ku ishte munduar ta shtynte që të bënte veprime të këqija.

Po ashtu nëna e 8 vjeçares ka treguar se kamerën e ka vendosur për shkak të sigurisë së vajzës mirëpo ajo mbeti e shtangur kur e kuptoi se jo që kishte ndihmuar sigurinë e saj por e kishte rrezikuar vajzën e saj.

Zëri dëgjohet duke i kërkuar vajzës që t’i thotë fjalë të këqija mamasë së saj dhe i kërkon që të bëhen shokë./Indeksonline/.