12:22 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haki Abazi – Abdixhikut: Arroganca jote, s’është gjuha e votuesve të LDK-së!

Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Haki Abazi, nëpërmjet një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, ka komentuar gjendjen aktuale të subjektit nga i cili vjen ai me atë të LDK-së dhe përpjekjeve të tyre për koalicionin.

“Duhet trajtuar më respekt e me kujdes përpjekja për të përcaktuar një standard të ri të arritjes se marrëveshjeve për bashkëqeverisje, sidomos kur kjo përpjekje dhe gatishmëri vjen nga LVV-ja si fituese e parë e votës se pavarur, të pakushtëzuar, të pafavorizuar, votës nga diaspora që nuk është e varur direkt nga benificionet e mundshme politike. D.m.th. vota për LVV-në është votë e idealit për shtetin dhe vizionin e jetës me dinjitet në Kosovë. Pesha e votës është e njëjtë, por pasërtia e marrëdhënies ndërmjet votës dhe subjektit politik është po aq e rëndësishme”, ka shkruar ai, përcjell Indeksonline.

Më tej Abazi duke iu referuar  deklarimeve të fundit të Lumir Abdixhikut,  ka thënë se gjuha arrogante dhe mungesa e modestisë është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarit dhe të vendit.

“Në atë proces LVV nuk ka participuar asnjëherë dhe në asnjë moment. Arroganca e zyrtarit të LDK-së në media nuk paraqet as pikpamjet e votuesit të LDK që ka votuar për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë, rrjedhimisht kujdes nga pozicionet që zbehin besimin, dërgojnë ujë ne mullirin e PRONTO dhe ju rikujtojnë elektoratit formulat të cilat pas shenjë së barazimit kanë interesin individual dhe jo ate shtetrorë”.

Deputeti i partisë që doli e para nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, krejt në fund thotë se asnjë gjë nuk është me rëndësishme në këtë fazë se sa përfundimi i procesit të determinuar nga vota qytetare dhe rezultati i pastër zgjedhor e që është formimi i qeverisë dhe konsolidimi i institucioneve./Indeksonline