23:00 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haki Abazi tregon se si e sulmoi Dardan Molliqaj vet i dyti pas emisionit

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht kandidatin tjetër për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi pas përfundimit të emosionit “Pressing” në T7.

Në një prononcim për Indeksonline, Abazi ka treguar se si ndodhi sulmi ndaj tij.

“Sulmi nuk ka ndodhë në studio. Pasi që kemi dalë nga studio në koridor, kam qenë bashkë me Rexhep Hotin kurse Dardani me një përcjëllës të tij që nuk e di se as kush ka qenë kanë ardh mbrapa dhe mi kanë kapë duart dhe kanë tentu me më sulmu, dhe pastaj u krijua një situatë e pakëndshme”, ka thënë Abazi për Indeksonline.

“Rexhepi na ka nda, dhe nuk e di sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk ka pas afër njerëz të tjerë”, ka shtuar tutje ai.

Sipas Abazit, kjo nuk është sjelle kolegiale dhe secili duhet të ketë sjellen e duhur si para edhe pas çdo debati politik. /Indeksonline/