Haki Rugova harxhon 70 mijë euro për servisimin e automjeteve
Në muajin gusht të këtij viti, komuna e Istogut ka bërë servisimin e automjeteve të institucioneve komunale.
Kontrata e lidhur me D.P.Sh. Autoservisi “Artoni” nga Banja, i ka kushtuar komunës së Haki Rugovës hiç më pak se 70 mijë euro- transmeton Indeksonline.
“Furnizimi dhe dorëzimi i pjesëve reservë për automjet, si dhe kryerja e shërbimeve ndihmëse (servisimet e rregullta, instalimi i pjesëve rezerve, mirëmbajtje dhe ripatim i automjeteve, nga ofruesi i shërbimeve siç është përcaktuar në dosjen e tenderit”, thuhet në këtë kontratë të arritur.
Bazuar në kontratën e arritur, ofruesi i shërbimeve do të garantojë se pjesët janë të reja, të papërdorura.
Për të gjitha pjesët e ndërruara do të ketë garancion një vit pas pranimit të përkohshëm.
Kështu, afati kohor për dorëzim dhe kryerjen e të gjitha shërbimeve do të jetë 08.08.2010, si afat i skadimit të kontratës. /Indeksonline/
\