10:31 / E Martë, 30 Qershor 2020 / C E

Hakimi, sot kryen testet mjekësore te skuadra e Series A

Achraf Hakimi është gati për të përjetuar ditën e tij të parë si milaneze: sot marokeni pritet të zbarkojë në Itali për vizitat e zakonshme mjekësore në Humanitas, që do të pasohen nga testet e fitnesit sportiv.

Në fund futbollisti, pronësinë e të cilit e ka Real Madridi, do të shkojë në selinë e Interit për të nënshkruar kontratën pesëvjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë pesë milionë euro në sezon.

Klubi zikaltër do të paguajë 40 milionë euro, plus 5 bonuse në arkat e Realit.

Është parashikuar një vizitë blic vetëm për kontratën. Nuk do të ketë prezantim para tifozëve as takim me shokët e ardhshëm, duke respektuar rregullat e pandemisë.

Një marrëveshje që vë nën urdhrat e Contes lojtarin më të shpejtë të Bundesligës dhe një asistues të jashtëzakonshëm (10 asiste) me aftësi edhe për të shënuar (9 gola).

Që nga ajo natë e hidhur e nëntorit në Champions, zikaltrit nuk e kanë hequr nga mendja Hakimin, derisa arritën ta bënin “pronë” të tyre.

Nga sezoni i ardhshëm, Conte do t’i japë një rol thelbësor në rreshtimin preferencial 3-5-2, por që sot tek Interi nuk është funksional 100%.