22:38 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Hakmerret” Bayern Munchen, i shkakton humbjen e parë PSG-së (Video)

Bayern Munchen ka mposhtur PSG-në me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për Bayernin i shënuan Lewandowski dhe dy të tjera Coretin Tolisso.

Ndërsa për PSG-në shënoi Kylian Mbappe.

Në Grupin B, PSG kalon në fazën tjetër si i parë me 15 pikë, po aq sa ka Bayerni në vendin e dytë por me golaverazh më të mirë.

Ndërsa Celtic do të luaj në Europa Ligë pasi përfundoi në vendin e tretë para Anderlechtit. /IndeksOnline/