Haland kundër Mbappe/ Publikohen formacionet zyrtare Man City – Real Madrid

Mançester Siti dhe Real Madrid përballen sot në një ndeshje të pazakontë për të dy skuadrat, pasi do të jenë në play-off të Ligës së Kampioneve për një vend mes 16 ekipeve më të mira, në një duel që shumë mirë mund të ishte një finale.
Kjo është padyshim kryendeshja e kësaj faze të turneut e cila është kthyer në një klasike pasi palët janë ndeshur vazhdimisht njëra me tjetrën në 4 edicionet e fundit.
Karlo Ançeloti nuk i trembet aspak një sfide të tillë dhe nuk ka ruajtur sekrete për Pep Guardiolën. Si zakonisht, ai ka publikuar shumë herët, që në orën 18:30 formacionin e skuadrës së tij, për ndeshjen e cila nis në orën 21:00.
FORMACIONET ZYRTARE
MANÇESTER SITI: Ederson, Ruben Dias, Ake, Gvardiol, Akanzhi, Stouns, Bernardo Silva, De Bryjn, Savinjo, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Tçuameni, Asensio, Mendi; Sebajos, Kamavinga; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
