13:17 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Halil Kastrati bën dua dhe më pas nis ndërtimin e QKMF-së në Mitrovicë

Ndërtimi i QKMF-së së re në Mitrovicë nisi me këmbë të mbarë.

Para ceremonisë së vënies së gurthemelit, hoxha Halil Kastrati i cili është financues i projektit me shoqatën e tij “Jetimat e Ballkanit” bëri dua tek themelet.

Pas duasë, ai bashkë me kryetarin Bedri Hamza ‘i rrokën’ mjetet dhe vunë cement tek themelet e objektit.

Ky objekt do jetë më moderni në Kosovë dhe pritet të kushtojë mbi 5 milionë euro.