12:06 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Halil Matoshi e merr kravatën e dedikuar për Ramush Haradinajn (Foto)

Një aksion simbolik është mbajtur sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku janë dhënë këmisha dhe kravata.

Por në momentin që ata po shpërndanin këto është afruar këshilltari politik dhe për media i kryeministri Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i cili nuk ka hezituar që të vendosë një kravatë, transmeton Indeksonline.

Përgjatë kësaj kohe, Matoshi shpërndau gjithashtu edhe disa dokumente në formë të printuar e që më gjasë ishte raporti 100 ditësh i punës së Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/