20:55 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Matoshi-Mustafës: Përse kombet shkojnë në luftë!

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur me një deklaratë të tij se ‘s’smund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha për Kosovën se sa Amerika’.

Sipas Halilit, cila është logjika e kësaj fjalie të Mustafës, transmeton Indeksonline.

Ai pyet Mustafën se përse kombet shkojnë në luftë, për parimet e idealit të lirisë, për mbrojtje të sovranitetit apo për përshtatje të parimeve internacionale e abstrakte.

Më poshtë postimi i plotë:

Isa Mustafa tha se ne në Kosovë nuk duhet të kemi parime më të mëdha për Kosovën se sa Amerika!?
“S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”
Cila është logjika e kësaj fjalie!?
Hiçni dorë nga përimtimi, se nuk ka fare logjikë në këtë fjali!
Pra është alogjizëm dhe nuk dëshmon për Raison d’Etat të njeriut që e ka drejtuar Qeverinë e vendit.
A ka përgjegje lideri i LDK-së, si parti institucionale, dhe Akademiku Mustafa, në pyetjen: Përse kombet shkojnë në luftë?
Për parimet e idealit të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar, për mbrojtje te sovranitetit apo për përshtatje parimeve internacionale e abstrakte?
* Nëse ne nuk kemi parime më të mëdha se kushdo tjetër në lidhje me Kosovën, atëher a janë vra për këto parime qe 100 vjet shqiptarët e Kosovës apo kush?
* Nëse nuk i kemi do parime ma të mëdhe se ShBA-ja për atdheun tonë, siç i ka lidershipi amerikan parimet e mëdha për Amerikën, atëherë as ShBA nuk ka asnjë arsye me na mbështetë e respektu!?
* Sipas kësaj fjalie jologjike të vënë në kontekst të asaj që ka bërë ShBA-ja për lirinë e vendit tonë, nuk paskemi pasë asnjë arsye me hy në luftë dhe as me shpallë pavarësi konbëtare më 17 shkurt!?