11:03 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haliti apel deputetëve: Duroni nga dy orë pa pi kafe dhe fikni telefonat

Vazhdimi i seancën plenare e paraparë të mbahet për orën 10:00 ka filluar me vonesë, pasi në sallë ende nuk është bërë kuorumi.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pasur kërkesë për deputetët që mos të pinë kafe dhe t’i fikin telefonat shkaku i votimeve.

“Nëse kemi kuorum me qenë se kemi votim ju kisha lut ti fikni telefonat dhe duroni nja 2 orë pa pi kafe të paktën. Sepse kemi votimet dhe është mirë që mos ta pengojmë punën”, tha Haliti.