11:43 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haliti-deputetëve dhe kryeministrit: Këqyrni punët e juaja, unë i kam të miat

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është treguar i rreptë me deputetët e Kuvendit.

Kur atij i kërkohej të hedh në rivotim një mocion procedural, Haliti tha se nuk e pyet askënd çka të bëj, raporton Indeksonline.

Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Madje, ai dëgjohet duke i thënë një deputeti shikoj punët tua.

“Nuk kam çka e veti askënd, as Ramushi s’ka çka përzihet. Qeveria duhet me i respektu procedurat. Qeveria i ka punët e veta, e na tonat. S’jam argat i kërkujt”, ka thënë Haliti. /Indeksonline/