10:56 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haliti e mbyllë seancën, thotë se Kryesia s’duhet të merr urdhëra nga Qeveria

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka mbyllur punimet e seancës së sotme parlamentare, të këruar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, rreth agjentës shteërore evropiane. Megjithatë, shefi i ekzekutivt kishte kërkuar dje që seancë të mbahet një ditë tjetër.

“Kryesia e Kuvendit nuk merr urdhëra nga komisionet, as nga deputetët e vecant, as nga kryeministri e as nga Qeveria. Kuvendi është institucioni më i lartë i shtetit që ka politikat e veta, ka politikat që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve dhe cështjeve që i ka obligim si parlament”, ka deklaruar Haliti.

“Seancën e kemi thirr si kërkesë nga kryeministri i Republikës dhe ne jemi në seancë. Konstatojë se seanca s’ka qenë e përgatitur për tu thirr edhe pse është bërë kërkesa. Seanca mund të thirret në të ardhmen. Kjo seancë është e mbyllur”, është shprehur ai. /Indeksonline/