75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haliti paralajmëron deputetët: Nëse s’merrni pjesë në seanca do t’u hiqen mëditjet

Kuvendi i Kosovës edhe sot po vazhdon me punimet e seancave plenare të mbetura në gjysmë. Në seancën e sotme janë parë të interesuar të marrin pjesë vetëm 14 deputetë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i indinjuar me mosinteresimin e deputetëve, ka pasur një kërkesë për ta, raporton Indeksonline.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që në ora 15:30 të kthehen në sallën e seancave për të votuar projektligjet e votuara.

“Dua të ju paralajmëroj tani që në ora 15 : 30 është votimi i ligjeve që i kemi miratuar në lexim të parë. Kanë kohë të gjithë deputetët të vijnë. Të gjithë deputetët që pa arsye nuk janë për të votuar, autorizojë administratën e kuvendit t`u hiqen mëditjet. Nuk ka këtu parti, ka parlament. Kush nuk është e ka mëditjen e hequr”, ka thënë Haliti. /Indeksonline/