09:32 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për pagën: Pse Albulena Haxhiu me pasë pagën më të madhe se timen? (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth pagave të qeveritarëve.

Ai ka pyetur gazetaren e RTV 21 pse deputetët e Kuvendit duhet ta kenë pagën më të lartë se vetë kryeministri. Në veçanti është kapur tek deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila kishte ngritur zërin në këtë drejtim.

‘Pse Albulena Haxhiu duhet me pasë pagën më të lartë se kryetari i Qeverisë, cka janë përgjegjësitë e vështirësitë e saj më shumë se ato të kryetarit të Qeverisë’.

‘Janë mësu  me lujtë fshehtas, jo atë që punon. Mos harro, qysh ka mundësi unë me pasë rrogën më të vogël se deputeti. Duhet me dalë për ditë me punu, mi grah mas punëve, me kon në stres tërë ditën’, është shprehur ai.