16:40 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haliti: Po kërkojmë viza, por ende nuk dimë nëse i kemi plotësuar kushtet

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në seancën e sotme që po mbahet ka tërhequr vërejtjen se ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase Kosova i ka plotësuar kushtet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, marrëveshje e cila i paraprinë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Unë nuk e besoj që në e kemi parasysh se deri në çfarë mase i kemi plotësuar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, nuk jemi të vetëdijshëm as si Kuvend, as Qeveri as institucionet përgjegjëse e as si popull”, ka thënë Haliti, përcjell Indeksonline.

Ai ka kërkuar që Kryeministri Haradinaj si kreu i ekipit të Qeverisë së Kosovës duhet ti ketëe parasysh disa çështje me të cilat duhet të ballafaqohet, thjeshte për ta ndryshuar gjendjen qoftë në ekonomi qofte në sigurinë e brendshme. /Indeksonline/