10:45 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Haliti-Qunit: Pas luftës e kam marr vesh kush je!

Xhavit Haliti i është kundërpërgjigjur Anton Qunit në seancën e sotme plenare, i cili i kishte thënë se ka dëshmi që i kishte marrë nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.

Haliti ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka diçka të tillë, raporton Indeksonline.

Kjo është një pjesë e fjalimit të Halitit:

Sa për ta përkujtuar unë kam pas raporte me Ibrahim Rugoven, Bujar Bukoshin, Agim Mehmetin, Nik Gjeloshin, Shaqir Shaqirin, Anton Kolën.

Me të gjithë kemi biseduar deri te themelimi i fondit kombëtar dhe prishja e fondit u bë nga Bukoshi dhe Ali Aliu.

E di shumë mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës por nuk dua që të analizoj këto çështje.

Ë  vërteta është se më është ofruar Ahmet Krasniqi dhe nuk e kam ditur kush është, ai mu afrua përmes Shaban Mujës dhe na kanë thirr në takim mua e Bilall Sherifin.

Oficerët i kanë pasur tri ministri të mbrojtjes, Ahmeti ka qenë vullnet mirë dhe ka premtu se të gjitha mjetet që disponon Qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia ofroj shtabit të përgjithshëm për ta përdorur në luftë. Bisedat e mëvonshme nuk është vendi për ti diskutuar.

E mira e asaj është se ka pasur përpjekje dhe bashkëpunim, por edhe hezitim.

Unë kam bashkëpunuar ngushtë me Ahmet Krasniqin derisa është vrarë, edhe me zotërin Bicaj e Agim Mehmetin, e ti nuk e kam ditur as kush je.

E di që ka pasur akuza e kundërakuza, pas lufte e kam marr vesh kush je, e sot je deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ahmeti Krasniqi u pengua nga segmentet e shtetit. Ai u emëruar ministër i Mbrojtjes shumë vonë. Unë i di gjërat më në tel se disa që mund të jenë oficer të ish armatës së Jugosllavisë.

Parët që po thoni ju komandant, po i referohem një diskutimi të bërë në Vjenë nga ish-kryeministri ynë: Ne do të organizohemi në atë mënyrë sepse komandantët e UÇK-së do të vazhdojnë me vrasjen e njëri-tjetrit dhe disa do ti fusim në burg për të marr drejtimin e shtetit…. /Indeksonline/