23:22 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / S Z

Haliti: Të shikohet mundësia buxhetore që të plotësohen kërkesat e policëve

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk i ka ardhur mirë që Policia e Kosovës, njësiti FIT, protestoi sot në atë formë para qeverisë së Kosovës.

Ai tha se duhet të shikohen mundësitë buxhetore që të plotësohen kërkesat e policëve. Haliti ka kërkuar të ketë sigurime për policët.

Haliti në RTK, tha se duhet të që mbështeten edhe projektet që propozohen nga opozita dhe jo vetëm të votohen ata që propozohen nga pozita.