13:15 / E Premte, 22 Shtator 2023 / L K

Hallakamë te Real Madridi, kthehen Guler e Vinicius, por Bellingham…!

Vinicius dhe Arda Güler tashmë janë duke u stërvitur me grupin te Real Madridi.

Seanca e mëngjesit të së premtes u karakterizua nga mungesa e Carvajal dhe Bellingham , por mbi të gjitha nga prania e brazilianit dhe turkut.

Bellingham ka probleme me stomak dhe nuk do të stërvitet fare me Realin. Por prania e tij në derbin me Atletico Madrid nuk pritet të rrezikohet.

E sigurtë është mungesa e Carvajal që do të jetë jashtë fushave për 10 ditë për shkak të një lëndimi./Indeksonline/